Vuçiqi trondit “botën serbe”, Kosova brenda 6 muajve hyn në NATO

Lajme

Vuçiqi trondit “botën serbe”, Kosova brenda 6 muajve hyn në NATO

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 10:05
Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ndodhet në presion të njohjes së Kosovës dhe pret që ky presion të vazhdojë
me të përfunduar të procesit zgjedhor, përveç presionit ai pret “një trik të ri” në afat prej 6 muajve.

“Pres që dikush ta fut Kosovën në NATO, të detyrojë 4 vende të BE-së ta njohin Kosovën dhe të na sjellin
para aktit të kryer”
, ka thënë ai shkruan “Kossev” transmeton “Bota Sot”.

Kemi vërshim nga të dërguarit, tha Vuçiqi duke përkujtuar se pas emërimit të dërguarit amerikan dhe
atij britanik, këtë javë edhe Gjermania ka të dërguarin e vetë.

“Do të kemi Gabiel Eskobarin, Stjuart Piç, Miroslav Lajçak dhe tash edhe Manuel Sarazin (apo si quhet)”,
ka thënë ai në një intervistë për Tanjugun.

Presidenti i Serbisë konsideron se perëndimi emëron të dërguarit e vetë ashtu që të mund të pajtohen
dhe “ta përmbyllin dhe të thonë – ka mbetur pak kohë ta pranoni Pavarësinë e Kosovës”.

Ai e pranon se ishte në presion për njohjen e Kosovës, por pret që kjo të vazhdoj edhe pas procesit të
zgjedhjeve të prillit.

Ai megjithatë parashikon, se cili do të jetë hapi dhe “triku” i ri.

“Ndonëse nuk do të thonë kurrë, ata të gjithë tentojnë të na detyrojnë dhe ky është triku i ri, unë pres
që kjo të ndodhë brenda 6 muajve – që dikujt t’i bie ndërmend që Kosovën ta fusin në NATO dhe me
këtë të detyrohen 4 vendet e BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe me këtë të na sjellin para aktit
të kryer”,
shprehet Vuçiq.

Presidenti serb tha se përgjigja e tij nëse kjo ndodhë do të jetë – “në rregull ju e keni pranuar, por ne nuk
e pranojmë”.


Ai konfirmoi se kishte marr ftesë për pjesëmarrjen e Serbisë në Samitin e sigurisë në Mynih, por ka
vendosur që mos ta bëjë këtë.

“Ne kemi marr vendim edhe për shkak të forumeve të çuditshme në të cilët jemi ftuar, por edhe
zbulimeve të fundit – ku mund të shihet se Ishinger, që është njeri i aftë ishte i paguar nga ana e lobit
shqiptar. Pse t’i japim legjitimitet kësaj”
tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat