Mediat serbe shkruajnë për presionet në rritje ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, ka lajmëruar presidenti serb Aleksandër Vuçiq, duke shprehur frikën se dikujt mund t’i bie ndërmend që Kosova të futet në NATO dhe t’i detyrojnë ta pranojnë si fakt të kryer.
A është ky opsion në strategjinë e politikës së jashtme amerikane dhe si do të duhej Serbia të përgjigjej në këtë sfidë? pyet analisti politik Aleksandar Paviç për “Sputnik”.
Por, ai sheh problem në realizimin e saj, pasi në NATO nuk pranohet askush pa miratimin e të gjithë anëtarëve, por në NATO janë 4 vende që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe nëse ndryshojnë qëndrimet do të përballen me pakënaqësi të brendshme.
“Me votimin që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Spanja do jepte pranim të precedent të rrezikshëm të hapjes së dyerve të Katalonisë për ambicie ndarëse. Edhe anëtarët tjerë që nuk njohin Kosovën do përballeshin me gjykimin e opinionit. A do të pajtohet Hungaria pasi ajo tenton të dal nga ndjekja që perëndimi i bënë Rusisë edhe Kinës. Shkurt ShBA mund të realizojnë qëllimin që kanë por kjo do të hap shumë fronte dhe probleme me pasoja të paparashikueshme”, thotë Paviç.
Paviç tërheq vërejtjen se pranimi i Kosovës në NATO mund të realizohet edhe në mënyrë të “padhembshme” nëse Shqipëria e anekson Kosovën dhe e shpall Shqipërinë Natyrale.
“Njësitet ushtarake shqiptare veç kanë hyr në territorin e Kosovës, ndërsa tash në Shqipëri ndodhet edhe shtabi special i forcave amerikane. Nëse Shqipëria me dhunë dhe pa të drejtë anekson Kosovën, pranimi i Kosovës në NATO nuk do të varet nga Parlamenti i shteteve anëtare që mund të shprehin padëgjueshmëri, apo për shkak të rrethanave të brendshme, mosgatishmëri në këtë hap, por mundësi ka shumë”.
Paviç tregon edhe faktin se ShBA-ja nëse duan që ta shfrytëzojnë territorin e Kosovës si territor të NATO-s mund ta trajtojnë si anëtar joformal.
Në rrethanat kur Serbia nuk dëshiron të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kur mes Kosovës edhe OKB-së qëndron vetoja ruse edhe kineze, ShBA-ja, konsideron historiani Sasha Adamoviç, mendon për veprimet alternative. Në këtë dritë, duhet vëzhguar edhe mënyrat se si Kosova të bëhet pjesë e strukturave tjera si UNESCO apo e Këshillit të Evropës.
“Realizimi i pranimit të Kosovës në NATO nuk do të jetë i lehtë edhe pse mendohet se më lehtë binden Spanja e Rumania të pranojnë Kosovën se Rusia e Kina. Pranimi i Kosovës në NATO do thyente standardet e vetë NATO-s që thonë se shtetet që kanë konteste territoriale me shtetet fqinje nuk janë të mirëseardhura. Nëse ShBA-të insistojnë në vendimin që me forcë dhe përtej logjikës politike ta pranojnë Kosovën në NATO, është i pashmangshëm destabilizimi në nivelin global”, thotë Adamoviç.
Në perspektivë, ai pret që Kosova mund t’ia bëjë Serbisë disa lëshime simbolike ashtu që të bëjë për vete anëtaret e NATO-s që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ta pranojnë atë.
Serbia paralajmëron ‘kundërmasa’ në koordinim me aleatët e saj, në radhë të parë Kinën dhe Rusinë’.