Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një fotografi në ish-presidentit Hashim Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin.
Krahas kësaj fotografie, Miftari shkruan se kontributi i vetëm i Thaçit për Kosovën është formimi i Gjykatës Speciale.
Madje këtë ai e quan si ‘meritë të vetmuar’.
Positmi i plotë:
Merita e vetmuar!
I vetmi kontribut pozitiv dhe meritë e Hashim Thaçit që bëri për Kosovën dhe për popullin tonë deri sot është formimi i Gjykatës Speciale, por edhe në këtë kontribut' ka hile pasi veproj vetëm kur kishte marr premtime nga disa miq ndërkombëtarë të Brukselit - Uashingtonit se nuk do të përfundonte edhe vet në ‘kazan’, përdryshe kurr për jetë nuk do të pranonte formimin dhe miratimin e kësaj gjykate!