Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pozita e Serbisë nuk është e lehtë dhe se gjithçka që ka ndodhur sot e sjell Serbinë në një situatë në të cilën ka shumë sfida, transmeton Pink.
Ai ka thënë se presionet politike ndaj Serbisë pas vendimit të Putinit do të jenë më të ashpra se kurrë dhe në mënyra të ndryshme.
“Ajo që kam përjetuar në tri ditët e fundit i vërteton këto fjalë. Ajo që kam përjetuar dhe pres të pasojë nuk do të jetë e lehtë për Serbinë në kuptimin politik. Kjo shkatërron të gjithë arkitekturën e sigurisë në botë. Është e rëndësishme që ne të mbajmë angazhimin tonë. Sot, pas seancës, i dhashë urdhër ushtrisë, si Komandant i Përgjithshëm, të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme në çdo kohë. Ne vazhdojmë të blejmë armët që janë më të mira për mbrojtjen e vendit. Sot shohim se në botë më nuk është diçka çfarë mund të nënkuptojnë”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Ai ka pretenduar se presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij për Ukrainën ka thënë atë që mendon, me vërejtjen se mesazhet e të gjithë politikanëve perëndimorë janë të njëjta, gjë që, thotë ai, flet për vështirësinë e pozicionit të Serbisë.