Presidenti i Francës Emmanuel Macron, tash e shtatë javë është në krye edhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.
E pak para përmbylljes së kryesimit, ky do t’i prijë Konferencës për Ballkanin Perëndimor në qershor.
Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie Christine Butel tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për BE-në dhe vendin e saj që kryeson presidencë e këtij unioni.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë tejet të rëndësishme për vet BE-në, dhe presidencen franceze. Ilustrimi më i mirë i rëndësisë së agjendës së presidences franceze është konferenca për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në qershor”.
Në këtë konferencë, siç njoftoi ambasadorja franceze në tryezën e sotme për presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian do marrin pjesë krerët e rajonit, të cilët do flasin për siguri, ambient, rini, dhe mbi procesin e pajtimit.