Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Vuçiqi në ‘telashe’ - ky është veprimi i tij i fundit

Lajme

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Vuçiqi në ‘telashe’ - ky është veprimi i tij i fundit

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:42
Aleksandar Vuçiq

Krahas zhvillimeve të fundit Ukrainë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duhet të fillojë në orën 13.00, menjëherë pas takimit që presidenti Aleksandar Vuçiq ka me ambasadorët e QUINT-it, transmeton “Bota sot”.

Pas seancës së Këshillit, në ora 15 është caktuar seanca e Qeverisë, ku Vuçiq do t'u drejtohet anëtarëve të Qeverisë.

Vuçiq tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t'i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.

Sipas presidentit, Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t'u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi ynë të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat