Konflikte të reja priten në muajt e ardhshëm, kjo sepse Kina ka investruar shumë në industrinë ushqimore. Sipas Kolonelit Dritan Demiraj, Kina ka grumbulluar vetën në dy muajt e fundit 65% të rezervave ushqimore.
Kjo shifër është e frikshme dhe sigurisht se e dyshimtë, për shkak se të posedosh më shumë se gjysmën e rezervave ushqimore, përbën njërin ndër monopolet më të frikshme botërore.
Sipas tij, një gjë të tillë po e bën edhe Serbia, duke theksuar se një gjë e tillë analizohet se pritet që të ndodhë një konflikt i mundshëm.
"Për mua nuk është vetëm Bosnja dhe Serbia. Nëse i analizojmë ngjarjet e 2 muajve të fundit, do ta vendosja hapësirën pak më larg se sa Rusia, por do të shkoja në Kinë. Vetëm 2 muajt e fundit kina ka grumbulluar rreth 65% të rezervave ushqimore botërore", tha Demiraj.