Presidenti i Serbisë Alksandër Vuçiq u takua me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e delegacionit të BE-së në, Serbi Emanuel Zhiofre, me të cilët ka diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë situatën e krijuar në Ukrainë, shkruan mediet serbe transmeton “Bota Sot”.
Me këtë rast Vuçiq pas takimit ka theksuar se lidhur me qëndrimet e shprehura nga ky takim opinioni do të njoftohet brenda 36 orëve.
“Sot presidenti Vuçiq bisedoi me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e delegacionit të BE-së për një mori të çështjeve dhe situatës së krijuar. Të gjitha informatat rreth qëndrimeve të shprehura gjatë takimit do të publikohen brenda 36 orëve” thuhet në publikimin në profilin e Instagramit” “Ardhmëria e Serbisë” duke e shoqëruar publikimin me foton nga takimi.
Siç dihet presidenti Vuçiq ka thënë dje se më së largu brenda 24 orëve Serbia do të dal me përgjigjen rreth krizës së krijuar në Ukrainë.
Në ndërkohë, mësohet se Vuçiq urgjentisht ka thirrur mbledhjen e Këshillit të sigurisë kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë që do të mbahet në ora 13.00.
Dy orë më pas do të mbahet mbledhja e qeverisës së Serbisë, ku do merr pjesë edhe Vuçiq.