Hoxha Drilon Gashi, ka folur rreth komunitetit LGBTI dhe të drejtave të tyre.
Kjo për shkak se sot është paralajmëruar të votohet Projekt Kodi Civil i cili do të lejonte martesën mes gjinive të njëjta.
Përmes një statusi në Facebook, Gashi ka folur për kuptimin e fjalës LGBTI, ndërsa ka folur edhe për përkrahësit dhe kundërshtuesit e homoseksualizmit.
Ndër të tjerash, hoxha Gashi ka thënë se sa i përket fesë islame, ajo nuk i gjykon ndjenjat e brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat nuk ka kontroll, si ndjenja e dashurisë.
“Sa i përket fesë islame, ajo nuk i gjykon ndjenjat e brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si f.v. ndjenja e dashurisë. Të gjithë ata persona të cilët kanë tendenca të brendshme për shkak të ndjenjave të tyre, nuk mund të themi se po bëjnë haram, sepse harami e hallalli ndërlidhet me çështjet që njeriu ka zgjidhje në to apo sjelljet fakultative, e jo sjelljet kompulsive. Islami gjykon vetëm sjelljet e tona të cilat ne mund t’i kontrollojmë”, ka shkruar ai.