Porosi nga NATO për Kosovën dhe Ballkanin: Mos u shqetësoni

Lajme

Porosi nga NATO për Kosovën dhe Ballkanin: Mos u shqetësoni

Nga: F.B Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Ilustrim

Pas sulmit dhe operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë – shqetësimet te vendet që jo shumë kohë më parë kanë përjetuar luftën është në rritje edhe ka nxitur shqetësim të madh, lidhur më këtë sapo ka arritur porosia nga NATO: Mos u shqetësoni,  transmeton “Bota Sot”.

“Kosova dhe rajoni i Ballkanit perëndimor nuk duhet të shqetësohen, sepse NATO është e përkushtuar për stabilitetin e rajonit pa marr parasysh situatën në Ukrainë”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it.

“Aleanca atlantike mbetet fuqishëm e përkushtuar për stabilitet në rajonin e Ballkanit perëndimor. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian në rajon mbetet e rëndësisë thelbësore dhe vazhdojmë të punojmë së bashku në ruajtjen e stabilitetit dhe në mbështetje të reformave”, tha Daniel Rigjo.

Rigjo ka shkruar se KFOR-i është i fokusuar në përmbushjen e përditshme të mandatit të vetë nga OKB në të gjithë Kosovën, ashtu që të sigurojë rreth të sigurt. “Secili ndryshim në mision të KFOR-it do të mbetet i kushtëzuar”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat