Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka krahasuar veprimet e Vlamdimir Putinit me ato të Sllobodan Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta në Kosovë.
Në një fjalim në kuvendin britanik, Jonhson tha se Rusia po përdor të njëjtat budallaqe sikurse Millosheviqi, për bashkimin mes Kievit dhe Moskës.
Madje ai e ka krahasuar agresionin në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë, teksa ka shtuar që Millosheviqi ka vdekur gjatë gjykimit.
“Një nga gjërat më magjepsëse është se sa afër në analogji janë veprimet e tij [Vladimir Putinit] dhe Sllobodan Millosheviqit. Pikërisht të njëjtat budallallëqe po hidhen për bashkimin misterioz mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës. Pikërisht i njëjti agresion. Dhe mos harroni Sllobodan Millosheviq vdiq në gjyq”, tha ai.
@BorisJohnson comparing Putin with Miloshevich and mentioning how similar situation atm is as how it was with Kosovo. pic.twitter.com/kSQxGkn0XC
— a-leon (@Leon19982021) February 24, 2022