Putin apo Zelenskyy? – Flet astrologia shqiptare

Lajme

Putin apo Zelenskyy? – Flet astrologia shqiptare

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:52
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy

Bombat e para ruse ranë mbi Ukrainë në orët e para të së enjtes.

Kjo ishte shenjë që tashmë sulmi i Rusisë i udhëruar nga presidenti i saj Vladimit Putin nisi.

Ngjarja ka alarmuar botën e ka trazuar njerëzit anembanë saj.

E kjo betejë i ka vënë përballë njëri-tjetrit dy presidentët, atë të Rusisë Vladimir Putin dhe Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

I pari që komandon forcat ushtarake nga komoditeti i zyrës ndërkaq i fundit i veshur me uniformë ushtarake dhe i vënë përballë forcave të armikut.

Por, çfarë janë këta dy liderë shtetesh bazuar në shenjat e horoskopit?

A është më e fortë peshorja e Putinit apo ujori i Zelenskyyt?

Për këtë ka folur ka folur astrologja shqiptare Meri Shehu.

Ajo thotë se shenja e peshores që i takon presidenti i Rusisë Vladimir Putin, është shenjë shumë e vendosur dhe i ka të qarta synimet e saj.

Sipas saj, Putin e ka karizmën e joshjes së publikut dhe diplomacinë për t’i bërë njerëzit për vete si lider i dashur dhe i drejtë.

“Putin është peshore shumë e vendosur dhe i ka të qarta synimet. Nuk ka qetësi për atë këtë vit pa e plotësuar Rusinë me pjesët që i mungojnë. Luftën më të ashpër do ta përjetojnë nga shtatori, por dominancat i vendos në fund të këtij viti”.

“Putini ka karizmën e joshjes së publikut dhe diplomacinë për t’i bërë për vete njerëzit si lideri i dashur dhe i drejtë”.

Astrologja shqiptare theksoi se presidenti i Rusisë do të fitojë beteja konkrete përballë atij të Ukrainës.

“Putin do fitoi beteja konkrete”.

Ndërkaq për presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, që ka shenjen e ujorit thotë se do të fitojë kauzën morale të së ardhmës për të drejtat e kombeve të vendosin, por asgjë konkrete.

Ajo thekson se nuk e sheh Zelenskyyn shumë pengues në planet e Putinit.

”Zelenskyy do të fitojë kauzën morale të së ardhmës për të drejtat e kombeve të vendosin, por asgjë konkrete”.

“Zelenskyy është shenja e ujorit. është lider por më shumë reformues sesa luftarak. Këtij i është bërë lufta presion që para një viti. është i plagosur dhe nuk e shoh shumë pengues në planet e Putinit”.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka lindur më 7 tetor 1952, kurse ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka lindur më 25 janar 1978.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat