Dy vetura janë aksidentuara para pak minutash në Gllarevë të Klinës. Si pasojë e përplasjes, njëra veturë ka dalur jashtë rruge.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.
Të lënduarit e këtij aksidenti janë dërguar në spital.
Kjo zonë është e njohur për aksidentet e shpeshta që ndodhin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosvazhdimit të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, e cila ka mbetur peng për të gjitha qeveritë.