Konjufca bën homazhe të kompleksi i varrezave të dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit

Lajme

Konjufca bën homazhe të kompleksi i varrezave të dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Qirezit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Konjufca tha se kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo e kujton gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Postimit i plotë:

Më 28 shkurt 1998, në fshatrat Likoshan dhe Qirez, forcat vrastare serbe ekzekutuan dhe masakruan mizorisht 24 banorë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur.

Me këtë akt barbar agresioni Serbia filloi fushatën masive të vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit në Kosovë.

Kjo ditë e shënuar dhe shumë të tjera si kjo na kujton gjithmonë çmimin e lartë që populli ynë e pagoi për lirinë dhe pavarësinë e Republikës. E po ashtu edhe obligimin tonë institucional që të sjellim drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit serb.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët në altarin e lirisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat