Ministri i Punëve të Jashtme në Hungari, Peter Szijjarto, ka thënë se hungarezët nuk e duan luftën as tek fqinjët e saj dhe as në regjion.
Ai, në një konferencë për media pas takimit që pati me homologen e tij kosovare, Donika Gërvallën, ka theksuar se është e rëndësishme që të garantohet paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
“Është detyra e jon që të garantojmë se Hungaria nuk do të përfshihet në luftën që është duke ndodhur tek fqinjët tanë. Hungaria nuk do të dërgojë as trupa ushtarak dhe armë, ne nuk dëshirojmë të përfshihemi ne këtë luftë fare”,ka thënë Szijjarto.
Ai ka theksuar se Hungaria është gatshme që të garantojë paqe dhe siguri për fqinjët dhe për rajonin.