Leonard Muja, djali i agjës së deputetit Armend Muja kandidat për drejtor në Spitalin e Mitrovicës

Lajme

Leonard Muja, djali i agjës së deputetit Armend Muja kandidat për drejtor në Spitalin e Mitrovicës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 16:12
Leonard Muja

Konkursi për drejtor të Spitalit të Mitrovicës është në proces e sipër dhe ende nuk dihet se kush do ta marr këtë pozitë nga pesë kandidatët. Leonard Muja, specialisti i pulmologjisë është djali i agjës së deputetit të Lëvizjës Vetëvendosje, Armend Muja. Ai është një nga pesë kandidatët për drejtor të Spitalit të Mitrovicës.

Gazeta Shneta ka telefonuar kandidatin, Leonard Muja, për të marrë një deklaratë në lidhje me atë se sa do të ndikoj në garën për të parin e spitalit lidhja familjare e tij me deputetin, mirëpo ai thotë se asnjë arritje e tij deri më tani në profesionin e tij nuk ka qenë dhe nuk është e ndërlidhur me djalin e agjës së tij – deputetin e LVV- së, Armend Muja.

“Po djal të agjës e kam (deputetin Armend Muja) por çka ka lidhje kjo. Jam specialistë i mushkërive më shumë se 10 vite, jam doktor i përgjithshëm dhe kam punu në sektorin e emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë për tetë vite. Kam qenë tre vite e gjysmë shef në sektorin e emergjencës”, sqaron ai, përderisa thekson se deputeti e ka kuptuar kandidimin e tij për drejtor nga mediat.

Ai thotë se fal punës së tij ka arritur të bëhet kryeshef i emergjencës në QKMF të Mitrovicës “të gjitha këto dhe përvojën time si pulmolog për më tepër se dy vite i kam pa asnjë merit nga Armend Muja”, shprehet Muja.

Në garë gjithashtu është Luljeta Zhubi, e cila aktualisht mbanë postin e drejtoreshës në këtë spital,  Sanije Sekiraqa, Vjollca Selmani dhe Sadri Pllana.

Konkursi për gjashtë drejtor të spitaleve rajonale është hapur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat