Tre serbë nga qyteti i Nishit ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, ditën e shtunë, pasi ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.
Pas arrestimit të tyre është publikuar në media një video, ku edhe është zbuluar skenari se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së, por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.
Mësohet se skenari ka qenë që emblemat të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.
Mirëpo, serbët janë liruar ditën e diele, ku ngjalli reagime në Kosovë.
Ata u liruan nga prokuroria me arsyetimin se nuk kishte prova për t’u mbajtur më tej në paraburgim.
Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, përmes një postimi në Facebook, thotë se lirimi i serbëve është një gabim trashanik që do t’i kthehet Kosovës bumerang.
Kurti thotë lirimi i tyre është gabim fatal për sigurinë tonë.
Postimi i plotë:
Lirimi i menjëhershem i tre sabotuesve në tentativë serbë është një gabim trashanik që do t'na kthehet bumerang!
Sot i kur i tërë Perëndimi dhe një ndër këta edhe Kosova i kanë vënë saksione të ashpra agresorit Rus, aleati i saj historik Serbia ka mprehur dhëmbët ta bëjë të njejtin hap me veriun e Kosovës!
Rasti i fundit ku u kapen tre diversantë serbë UDB-ash me lidhje direkte me Rusinë, tentuan në mes të Prishtinës të blejnë uniforma ushtarake me emblemën e UÇK-s për ti përdorur për shkaqe të inskenimit të një incidenti në emër të shqiptarëve/UÇK-s. Kësi lloj trillimesh kemi përjetuar shumë herë në të kaluarën.
Vendimi Prokurorisë Speciale të Kosovës t’i lirojë këta kriminel ende pa kaluar 48 orë është një gabim fatal për sigurinë tonë.
Me këtë veprim frikacak i hapim dyert armikut për veprime të tjera të këtij lloji që mund të na rrezikojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.