Roli i UNMIK-ut është respektimi i rezolutës 1244 që është me rëndësi për paqen edhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës, ka thënë kryetari i veriut të Mitrovicës Milan Radojeviç, pas takimit me shefen e UNMIK-ut Karolin Ziade, me të cilin u bisedua për sfidat problemet komunale dhe komunikimin me institucionet në nivel qendror.
Gjatë takimit ku merrte pjesë edhe nënkryetarja Adriana Hoxhiç, Radojeviç e njoftoi Ziade me rezultate e punës së administratës komunale, thuhet në kumtesën nga zyra e kryetarit.
Kreu i veriut të Mitrovicës sipas kumtesës potencoi respektimin e parimeve të OKB-së dhe sundimin e ligjit në të cilat bazohet shoqëria moderne.
“Roli i UNMIK-ut është respektimi i rezolutës 1244 , që ka rëndësi për paqen edhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës”, tha Radojeviç, duke nënvizuar rëndësinë që serbëve të ju mundësohet votimi.
Në takim nënkryetarja Hoxhiç nënvizoi faktin se komuna e veriut të Mitrovicës është komuna e vetme shumë etnike që është në shërbim të gjithë qytetarëve.
“Me parimet e saj të punës komuna e veriut të Mitrovicës prezanto shembull të mirë të promovimit të bashkëjetesës. Bashkëpunimi i deritashëm konstruktiv i komunës sonë me UNMIK mund të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesë.