Sulmohen zonat e banuara me shqiptarë, koha që të kthehen në atdheun e tyre

Lajme

Sulmohen zonat e banuara me shqiptarë, koha që të kthehen në atdheun e tyre

Nga: V.N Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:36
Në foto disa nga shqiptarët që jetojnë në Ukrainë

Ushtria ruse ka filluar bombardimin e zonave të banuara edhe me shqiptarë në afërsi të qytetit të Odesës. Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, filozofi Blerim Latifi.

“Lajmet po tregojnë se ushtria ruse, që po marshon drejt Odesës, ka vënë nën bombardim edhe fshatrat e banuara me shqiptarë, të cilët jetojnë aty prej 250 vitesh, pas largimit si pasojë e raprezaljeve osmane”, shkruan Latifi.

Sipas tij është koha që shqiptarët të kthehen në atdheun e tyre.

“Mbase është koha që pas më shumë dy shekujve ata të kthehen në atdheun e të parëve. Njësoj si hebrenjtë në atdheun e tyre”, përfundon shkrimin e tij Latifi.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat