Në vazhdimësi kanë ekzistuar thirrjet që shteti i Greqisë duhet ta njohë Kosovën. Listës së gjatë, iu ka bashkuar edhe eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl.
Mandl gjatë ditës i ka shkruar një letër autoriteteve greke duke e kërkuar një gjë të tillë.
“Tani është koha që Greqia ta njohë Kosovën. Zhvillimet e fundit duhet të jenë një dëshmi shtesë se njohja është e pashmangshme dhe se ajo duhet të vijë tash”, shkruan eurodeputeti Mandl.
Kosova që nga viti 2008 është përballur me pengesën që vje nga 5 vendet e BE-së që nuk po e pranojnë shtetin e Kosovës, ku në mesin e tyre është edhe Greqia.