Hovenier takon Igumenin Sava Janjic: Ia ripohova mbështetjen e ShBA-së për një Kosovë sovrane dhe multi-etnike

Lajme

Hovenier takon Igumenin Sava Janjic: Ia ripohova mbështetjen e ShBA-së për një Kosovë sovrane dhe multi-etnike

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:42
Hovenier dhe Sava Janjic

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar Manastirin e Deçanit ku është takuar me Igumenin e Manastirit të Deçanit Sava Janjic. Hovenier ka thënë se ia ka ripohuar Igumenit përkrahjen e Kosovës për një Kosovë sovrane, multi-etnike.

Hovenier është shprehur i nderuar me vizitën në Manastirin e Deçanit, manastir që ndodhet në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s.

“I nderuar sot të takohem me At Savën dhe të vizitojmë Manastirin e Deçanit – monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe thesar kulturor global – dhe riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, multietnike që respekton dhe siguron lirinë fetare dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hovenier.
 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat