Presidenti i Kroacisë ftohet nga Bashkimi Evropian, ky i vendos një kusht për Kosovën

Lajme

Presidenti i Kroacisë ftohet nga Bashkimi Evropian, ky i vendos një kusht për Kosovën

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:45
Zoran Millanoviq

Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq ka deklaruar se është ftuar nga Bashkimi Evropian ta nënshkruaj deklaratën e përbashkët të presidentëve që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të nënshkruaj këtë deklaratë por vetëm me kusht që ky status t’i ofrohet edhe Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton gazeta kroate “Veçernji List”.

Ai ka shtuar se tani të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e kanë më lehtë ta njohin Kosovën.

Millanoviq ka thënë se nuk ka rrezik për Kroacinë për shkak të luftimeve në Ukrainë dhe për këtë ai nuk ka thirrur Këshillin për Sigurinë Kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat