Diplomati serb: Kosova nuk mundet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-së

Lajme

Diplomati serb: Kosova nuk mundet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-së

Nga: F. B. Më: 2 mars 2022 Në ora: 18:12
Zoran Milivojeviç

Diplomati serb Zoran Milivojeviç konsideron se nuk ka asgjë serioze në kërkesën e Kosovësës për pranim në BE edhe NATO.

"Nuk ka asgjë serioze, ato janë vetëm dëshirë e institucioneve në Prishtina që duan të shfrytëzojnë krizën në Ukrainë që Kosova të përmbyll pavarësinë. Por kjo nuk është reale, sepse regjioni nuk është lndë e ndonjë intervenimin dhe kriza përfundon në hapësirën ukrainase me marrëveshje Moskë-Uashington dhe nuk ka asnjë rrezik si thotë Kurti”.

Nuk ka bazë juridike, as politike që Kosova të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-së, "Kjo është përpjekje për presion në zhbllokimin e procesit të vërtetimit të pavarësisë së Kosovës. Pra është presion mbi vendet anëtare të BE-së dhe NATO-së që nuk e kanë pranuar Kosovën të ndryshojnë qëndrimin e tyre”, tha ai.

Sipas marrëveshjes së Lisbonës anëtare të NATO-së mund të bëhen vetëm shtetet sovrane anëtare të OKB-së.

"Nëse rastësisht merret ndonjë vendim që të pranohet Kosova, psh në BE me këto kushte dhe me bazë politike, apo nëse Ukraina edhe Gruzia pranohen në NATO e BE sipas këtij parimi Serbia duhet menjëherë të pranohet në BE sepse ato vende kanë probleme të brendshme dhe nuk do ishte problem që edhe Serbia të pranohet që po ashtu ka probleme të natyrës territoriale”, tha Milivojeviç.

Duke përfunduar ai tha se kur merren parasysh të gjitha këto, përpjekjen e Prishtinës duhet kuptuar si dëshirë e shfrytëzimit të krizës për sukses pa bazë reale dhe duhet shikuar vetëm për nevoja të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat