Dhjetëra vullnetarë zviceranë e shqiptarë gati per t’u nisur drejt Kievit për ta çliruar Ukrainën!

Lajme

Dhjetëra vullnetarë zviceranë e shqiptarë gati per t’u nisur drejt Kievit për ta çliruar Ukrainën!

Më: 3 mars 2022 Në ora: 00:44
Ilustrim

Të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë.

Thirrjes iu përgjigjën qytetarë të të gjitha vendeve.

Në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar Ambasadën e Ukrainës në Bernë për t’iu bashkuar këtij legjioni ndërkombëtar.

Ukraina po trajnon një legjion luftëtarësh femra dhe të huaj për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse që kanë pushtuar vendin.

Këtë e bëri të ditur Presidenca ukrainase në një deklaratë të dielën.

“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”.

Në Zvicër, 35 persona kanë kontaktuar tashmë me ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar kësaj njësie, në mesin e këtyre vullnetarëve, tre persona janë të nacionalitetit zviceran. Të tjerët janë rezidentë të huaj. Në veçanti, ka disa pjesëtarë të diasporës së Kosovës, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të kolegeve zviceran (RTS).

Këta vullnetare na e kujtojnë kur ata në vitin 1999 u nisën nga Zvicra për çlirmin e Kossvës nga okupatori serb.

Sipas nenit 94 të Kodit Penal Ushtarak zviceran, një shërbim i tillë është i ndaluar për zviceranët pa pëlqimin e Këshillit Federal, me dënim me gjobë ose heqje lirie për një maksimum prej tre vjetësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat