Kryeministri Rama njihet për aktivitetin e tij në rrjetet sociale.
Në një postim tij solidarizues me shtetin e Ukrainës në Facebook, një koment ndryshe prej tjerëve ka ngjallur reagim të kryeministrit Rama.
“Me pas lobu për Kosovën, ashtu siç po reagon për Ukrainën, ndryshe do i kishim punët”, shkruan komentuesi.
Përgjigjja e Ramës nuk vonoi më shumë se 12 minuta. Ai ironizoi, duke shkruar se njerëzit nuk po dijnë se çka të flasin dhe se Zoti prandaj na dha dy veshë dhe një gojë.
“Janë disa që nuk e kanë as idenë për çfarë flasin. Nuk thonë kot që Zoti i dha njeriut dy veshë e një gojë, që të dëgjojë dy herë e të flasë njëherë, prandaj s’ka më keq se sa kur njeriu vetëm flet e nuk dëgjon!”, ishte replika e kryeministrit Rama.
