Gjenerali shqiptar: Ja pse Ukraina është në avantazh

Lajme

Gjenerali shqiptar: Ja pse Ukraina është në avantazh

Më: 3 mars 2022 Në ora: 22:11
Pamje nga Ukraina

Gjenerali i Brigadës, Dede Prenga e ka konsideruar të vonuar përgjigjen e Perëndimit ndaj agresionit rus.

Prenga tha se situata do të ishte shumë më ndryshe nëse Perëndimi do u kishte qëndruar më herët sanksioneve

Veprimet e Perëndimit kanë qenë të avashta dhe në raport me agresionin rus në kundërshtim me Konventat dhe marrëveshjet quhet edhe agresion i pajustifikuar dhe i papranueshëm.

Sot do të kishin një gjendje tjetër nëse Perëndimi do u kishte qëndruar sanksioneve më herët do të ishim në një situatë tjetër.

SHBA-të dhe Britania nëpërmjet strukturave të tyre kanë paralajmëruar agresionin. Ata menduan se një nje njeri si Putin do ulet në tryezë dhe nuk do të ste ofensivën. Asnjëri nuk mund ta mohojë se aty është një agresion lufte.  Llogaritë janë bërë jo të sakta duke mos menduar për një agresion të gjatë.

Faktori i motivuar për të luftuar e mbrojtur vendin tënd është në avantazh në raport me një forcë tjetër që vjen nga jashtë edhe pse ata kanë bashkëjetuar gjatë. Ndërkohë Rusia nuk po ka mbështetës të cilët po reshtohen në anën e atij që po bën luftë të drejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat