Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për mos zbatim të vendimit të AIP-së, i cili ka obliguar këtë institucion të ofrojë qasje në dokumente publike. Sipas kërkesës së palës, në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.
Vlen të theksohet se ky është vendimi i parë për shqiptimin e gjobës, ndaj një institucioni.
Për arsye të mos zbatimit të vendimeve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.
AIP kishte kërkuar qasjë në dokumente për takimet e Këshillit Drejtues në 6 mujorin e parë të vitit 2021. Gjoba që ka marrë Oda e Avokatëve të Kosovës është 3000 euro dhe duhet të paguhet brenda 30 ditëve.