Rastet kur Policia e Kosovës nuk i dënon qytetarët për shkeljen e rregullave në trafik janë të shpeshta. Kjo për shkak se vozitësit i japin diçka në këmbim që të mos gjobiten.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në magjistralën Prishtinë-Ferizaj.
Në një video shihet shoferi i një veturë të tipit Mercedes duke ia dhënë policit që e kishte ndalë një qese me Red Bulla.
Sipas burimit, qytetari ia dhuroi pijet zyrtarit policor që të mos ta dënojnë.
Më pas në video shihet se polici e fut qesen me pije në automjetin zyrtar, ndërsa vetura e qytetarit largohet nga vendi.