Drecun për Kosovën në NATO: S’mund të ndodhë shpejt, duhet dialog

Lajme

Drecun për Kosovën në NATO: S’mund të ndodhë shpejt, duhet dialog

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:33
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se planet për anëtarësimin e Kosovës në NATO, janë propagandistike e të pakuptimta.

Ai për Tanjug ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet shpejt në NATO.

Ai ka theksuar se Beogradi këtu është për dialog.

“Beogradi do që problemin me Kosovës ta zgjidhë përmes rrugës paqësore, politike, por Prishtina është duke bllokuar dialogun”, ka thënë ai ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat