​Xhemajli reagon ndaj protestave pro-ruse në Beograd: Serbët, “kampionë” të gënjeshtrave

Lajme

​Xhemajli reagon ndaj protestave pro-ruse në Beograd: Serbët, “kampionë” të gënjeshtrave

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:32
Emrush Xhemajli

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli, ka reaguar ndaj protestës së serbëve në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia duke thënë se udhëheqje serbe po vazhdon kështu që të dëshmojë se është në mbështetje të carëve rusë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk është e rastit që udhëheqësit serbë ndër shekuj kanë qenë dhe mbeten pararojë e pushtimeve të carëve rus.

Në Moskë demonstrata kundër pushtimit të Ukrainës. Në Beograd e kundërta.

Demonstratë pro pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse. Serbi he zemra e Putin-it! Nuk është e rastit që udhëheqësit serbë ndër shekuj kanë qenë dhe mbeten pararojë e pushtimeve të carëve rus. Dhe, siç e thotë babai i tyre Dobrica Çosiq, serbët janë kampionë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat