Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Kramon ka theksuar se nga presidenti francez Emanuel Makron pret që të pajtohet për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.
Kështu ajo ka sulmuar dhe “goditur” presidentin francez që është ndër më skeptikët për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë reagim ajo e ka bërë në qëndrimet e presidentit Makron në bisedën që kishte me Vuçiq se lufta në Ukrainë kërkon që BE dhe vendet e afërta e posaçërisht ato si Serbia perspektivë e pranuar evropiane që së bashku të gjejnë mjete edhe të forcojnë më tutje ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët për të gjithë evropianët si dhe lufta në Ukrainë të jetë rast për afrimin evropian.
“Unë i besoj vetëm kur të shoh ndonjë aksion a veprim këtu. Por është mirë që ka kuptuar implikimin gjeo-politik të Ballkanit perëndimor për BE-në. Eja të punojmë në terma konkret çka do të thotë kjo për Francën edhe BE. Së pari Makron do të duhej të përmbush liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo.