Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Parlament foli për rrezikun rus në Ballkanin Perëndimor. Teksa citoi deklaratën e Putinit, i cili tha se në Ukrainë ka mercenarë shqiptare, Xhafaj u shpreh se jo rastësisht, lideri rus përfshin Shqipërinë dhe Kroacinë në çështjen e Ukrainës.
Sipas Xhafajt është koha që duhet të vlerësojmë se pse Amerika dy vjet më parë ishte e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan, apo pse kongresmenët amerikanë i kërkojnë DASH vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit.
Xhafaj i beri thirrje gjithë klasës politike se është koha për reflektim për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të vepruar në përputhje me interesat e vendit
“Ushtria e Putinit është duke pushtuar territorin e një vendi tjetër, duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm, duke krijuar edhe një precedent të tmerrshëm dhe me pasoja në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Bota sot, Evropa nuk është si dje dhe nesër do të jetë shumë më ndryshe nga çdo pikëpamje të saj.
Ne kemi fokusuar gjithçka tek beteja vendore për gjashtë bashki, kush do dalë i dyti dhe kush do marrë pronësinë e partisë me apo pa brava qoftë. Në parlamentet e evropiane flasin për unitet ne vazhdojmë luftën me njëri tjetrin dhe të përfshirë në marrëzi tipike të sfilatës mediatike të politikë sonë të ditës.,
Në gjermani opozita e larguar nga pushteti i dha një mbështetje koalicionit në pushtet për politika që ndryshon strategjitë e tyre të sigurisë. Kurse këtu mezi gjendet një fjalë e mirë që qeveria dhe përfaqësues profesionit po luajnë një rol të rëndësishëm në KS.
Ukraina nuk është larg, ne jemi të lidhur me fatet e Evropës politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Jetojmë në rajon ku 3 shtete ekzistojnë forca shoviniste, ithtarë të Milloshevicit dhe Putinit që flenë me ëndrra për ish Jugosllavinë dhe zgjohen me makthet për Serbinë e madhe.
“Në Ukraine po shohim mercenar nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militante nga Kosova” tha Putini në bisedë me kancelarin gjerman.
Personalisht nuk e besoj dot se Putin dhe levat e tij e përfshijnë krejt rastësisht faktorin shqiptar dhe atë kroat në çështjet e Ukrainës. Sot më shumë se kurrë duhet të vlerësojmë se pse Amerika dy vjet më parë ishte e shqetësuar për influencën ruse në Ballkan, apo pse kongresmenët amerikanë i kërkojnë DASH vëmendje të shtuar ndaj Ballkanit. Ndaj është koha që të tregohemi të përgjegjshëm dhe të diskutojmë për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Është koha për reflektim për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të vepruar në përputhje me interesat e vendit”, u shpreh Xhafaj.