Lajçak në Londër: Mbështetja për Ballkanin Perëndimor tani është më e rëndësishme se kurrë

Lajme

Lajçak në Londër: Mbështetja për Ballkanin Perëndimor tani është më e rëndësishme se kurrë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:04
Lajçak

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Londër për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ai atje është takuar me ministrin britanik për Europë, James Cleverly, me të emisarin për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ekspertët britanikë për politikën e jashtme.

Mbështetja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tani është më e rëndësishme se kurrë”.

Pas ngjarjeve në Ukrainë, së fundi janë shtuar thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se kjo është një çështje urgjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat