“Prisni dhe shikoni!”/ Avokati shqiptar zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të zbardhet me rrëzimin e Putinit!

Lajme

“Prisni dhe shikoni!”/ Avokati shqiptar zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të zbardhet me rrëzimin e Putinit!

Nga: A.M. Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:37
Spartak Ngjela die Vladimir Putin

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Ukraina po e mposht Rusinë e çorientuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Po ashtu, Ngjela tha se nuk ka shpresë që Rusia ta fitojë luftën.

“Shembja e Rusisë putiniane e dërmon tërësisht korrupsionin e lartë shtetëror në Ballkanin Perëndimor. Shumë para ka derdhur Putini në mbrojtje dhe në financimin e korrupsionit Shqiptar. Rrëzimi i Vladimir Putinit do t'i zbardhë të gjitha.

Prisni dhe shikoni”, paralajmëroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë është me Putinin.

l.

Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë janë tani në ankth, se po shohin dekadencën e forcës tiranike Putin, si pasojë e rezistencës së Ukrainës.

Midis tyre, Saliu ka vënë stemën e Ukrainës në xhaketë, por paratë e korrupsionit ka shpresën t'ia shpëtojë Putini.

Edhe të tjerët vjedhës politikë të shqiptarëve, kështu janë, por nuk veprojnë si i tremburi Sali me stemën e Ukrainës.

Do shihni komedinë tragjike pas një muaji.

ll.

Ukraina po e mposht Rusinë e çorientuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Psikika e një diktatori absolut krijon konflikte lufte nën një pasion të dyfishtë: ai ka njëherësh dëshirë për pushtet dhe për luftën që i duhet të garantojë pushtetin.

Ky është edhe Putini sot.

Prandaj ka humbur. Nuk mund të ketë më shpresë për të fituar luftën; dhe pas humbjes së tij, do të ketë një ndryshim thelbësor të zhvillimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. I gjithë korrupsioni dhe rusizmi i Ballkanit Perëndimor, shpresoi shumë te Putini.

Tani është në shqetësim, dhe prandaj po gënjejnë në çdo çast nëpër mediat e tyre për ngadhnjimin rus, që nuk ekziston. Por lodhen kot.

Edhe luftën e Ukrainës, kuptohet se skema amerikane antikorrupsion po e drejton. Janë të lidhura. Shembja e Rusisë putiniane e dërmon tërësisht korrupsionin e lartë shtetëror në Ballkanin Perëndimor. Shumë para ka derdhur Putini në mbrojtje dhe në financimin e korrupsionit Shqiptar. Rrëzimi i Vladimir Putinit do t'i zbardhë të gjitha.

Prisni dhe shikoni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat