Që nga 24 shkurti, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. E kjo bëri që perëndimi të vendos sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin.
E ky i fundit, si kundërpërgjigje ka kërcënuar botën me përdorimin e armeve bërthamore.
"Unë udhëzoj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të vendosin në gjendje të gatishmërisë së posaçme forcat frenuese të ushtrisë ruse", tha Putin.
Lidhur me paralajmërimin e Putinit, profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë Rusia i ka të sigurta dy gjëra.
“Nëse Rusia përdor armë bërthamore, të sigurta i ka dy gjëra, e para që e humb edhe atë luftë, sepse Perëndimi ka arsenal më të madh dhe e ka në afërsi të Rusisë dhe e dyta, që Rusia do të shpërbëhej si shtet. Ajo që e gjeti Gjermaninë pas Hitlerit, me ç’rast u nda në katër pjesë, do ta gjente edhe Rusinë. Në rastin e saj, pjesën më të madhe të territorit rus, do ta merrte Kina”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.