Ka javë që po përflitet se çmimet e produkteve bazike do të shënojnë rritje.
Ndryshimet kanë filluar që nga fillimi i javës dhe siç duket vetëm sa janë duke u rritur.
Një prej produkteve që ka shënuar rritje të konsiderushme është vaji. Në një foto që po qarkullon shihet se çmimi i vajit arrin deri në 3.49 euro për një litër vaj. Për më tepër shitja po bëhet në sasi të limituar.

Përndryshe vaji “Zvijezda” është prodhim slloven dhe ka vite që është i pranishëm në raftet e marketeve në Kosovë.