Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet që ta ndal retorikën, siç ka thënë ai të fjalimit me rima.
“Duhet me e ndal kryeministri Kurti, retorikën e fjalimit me rima edhe abuzimit të tij, se shihet që kanë lexuar libra, ne seanca në të cilat nuk kanë veprime konkrete”, ka thënë ai.
Më tutje, Tahiri se qytetarët u patën mërzitur me qeverisjen e tyre, por tha se nuk e dinë nëse janë mërzitur edhe me qeverisjen e Albin Kurtit.
“Qytetari u pat mërzit shumë me ne dhe tash nuk e di a janë mërzitë hale me këta, por treguesit e parë tregojnë për një qeveri shumë të pazot. Mbi të gjitha për një qasje shumë hipokrite, për mos me thënë mashtrues”, tha ai