Ky lajm është publikuar në rrjetin social Twiter në shumicën e shumicës demokrate të Senatit të ShBA-ve, ku thuhet se u konfirmua emërimi i Hillit dhe disa ambasadorëve tjerë.
Christofer Hill njohës i mirë i situatës edhe rrethanave në Ballkan, do zëvendësoj në postin e ambasadorit amerikan në Serbi ambasadorin e deritashëm Entoni Godfri që prej vitit 2019 ka qenë ambasador në Beograd. Hill është diplomat karriere me përvojë të gjatë, njohës i rrjedhave në regjion dhe mik i afërt i presidentit amerikan Xhoe Biden.
Përveç në Beograd, Hill në të kaluarën ka shërbyer edhe në Tiranë në Shkup por më së shumti njihet si i dërguari special amerikan për Kosovë gjatë dy viteve të luftës në Kosovë.
Kristofer Hill ambasadori i ri amerikan në Serbi, ka qenë edhe pjesë e ekipit negociator të Riçard Hollbrukut për bisedimet në Bosnje, ndërkohë që ka qenë ambasador edhe në disa vende si Poloni, Irak edhe Korenë jugore.