Një person në Vushtrri ka raportuar në Policinë e Kosovës se ai dhe një person tjetër janë mashtruar nga një burrë në lidhje me vizë pune.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se vushtrriasi i kishte dhënë personit të dyshuar për mashtrim 1 mijë e 490 euro për t’ia rregulluar vizat e punës atij dhe një tjetër personi.
Por sipas viktimës, prej asaj dite ata nuk kishin mundur të kontaktojnë më me të dyshuarin.
“Viktima mashkull kosovar me 10.03.2022 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me premtim se do të ja u rregulloj vizat e punës atij dhe një dëshmitari u kishte marr 1490 euro dhe prej asaj dite më nuk kishin mundur të kontaktojnë me të”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdojnë hetimet.