Tërhiqet një kandidat nga gara për kryeprokuror

Lajme

Tërhiqet një kandidat nga gara për kryeprokuror

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:09
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Arben Ismajli është tërhequr nga gara për kryeprokuror. Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Prokurorial iu Kosovës. Kësisoj në garë kanë mbetur pesë kandidatë.

Bëhet fjalë për Armend Hamitin, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;  Blerim Isufajn, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;  Lulzim Sulejmani, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​

Njoftimi i plotë:

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

1.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

2.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

3.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

4.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

5.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​


 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat