Ish-zëvendëskancelari i Austrisë, Erhard Bushek, kishte thënë më 2011 që Serbia duhet ta propozojë ndryshimin e kufijve me Kosovën dhe se kjo do të kishte qenë zgjidhja më e mirë për të dyja palët.
Bushek kishte deklaruar për Novi Magazine që ai është në dijeni që propozimet për ndryshim kufijsh në Kosovë nuk ishin pritur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian.
Ai kishte thënë që Brukseli dhe Uashingtoni thonë që kufijtë nuk mund të ndryshohen por nëse Prishtina dhe Beogradi arrijnë ujdi, atëherë do të pajtoheshin edhe ata.
Sipas Bushekut, një zgjidhje e tillë do të mund të vinte vetëm si rezultat i bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve, përmes një mirëkuptimi të ndërsjellë, si dhe përmes një proces të pajtimit që do të ishte i vështirë por i domosdoshëm.