​Ngjarjet e datës 15 mars

Lajme

​Ngjarjet e datës 15 mars

Më: 15 mars 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Prokurori i rastit Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj - deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 9:30-16:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, me raport të Komisionit funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Shërbimi i sigurimit fizik në KEK mban protestë. (Nisja në orën 10:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës).

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme - debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

INDEP shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00) 

NDI organizon konferencën e dhjetëvjetorit të Javës së Gruas. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00-16:00) 

Lëvizja “FOL” publikon raportin “Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021″. (Lëvizja FOL, rr. “Andrea Gropa” Prishtinë, ora 11:00)

KIPRED prezanton punimin “Observeri i Kosovës: Lufta diplomatike ruse dhe dezinformimi medial – 1 nëntor 2021 – 15 janar 2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11.00)

Organizata People in Need në Kosovë (PIN) organizon ceremoninë e dhënies së granteve për projektet e përzgjedhura përmes një konkursi publik në kuadër të projektit Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë (ALVED). (Hotel Four Points by Sheraton (California St. 52, Marigona Residence, Prishtinë, ora 12:00)

Banorët e lagjes “Kalabria” të Prishtinës protestojnë para Ministrisë së Mjedisit kundër shfuqizimit të planit Kalabria. (Para MMPHI-së, ora 12:00)

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) fillon zbatimin e memorandumit për vendosjen e ngjitëseve në xhama të automjeteve. (Autoriteti i Regjistrimit Civil, Prishtinë, ora 13:00) 

OJQ KVRL Hani i Elezit organizojnë protestë gjithëpopullore kundër ngritjes së çmimeve. (Nisja fillon përballë komunës së Hani të Elezit, ora 15:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e krijimit të politikave, planifikimit dhe zhvillimit e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike. (Komuna e Prishtinës, ora 16:00) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat