Një nxënëse e SHFMU “Ahmet Delia” Skenderaj ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga shkolla në fjalë, të cilët u shprehen të tronditur nga vdekja e saj.
Elmedina Vojvoda ishte nxënëse e klasës së tretë.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,
Sot më pikllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënëses sonë Elmedina Egzon Vojvoda, nxënëse e klasës së III-1.
Ky lajm na tronditi thellë dhe na preku pa masë.
E nderuara familja Vojvoda,
Në këto momente bashkëndjejmë dhimbjen me ju dhe të gjithë familjaret tuaj.
Elmedinen do ta kujtojmë si nxënëse shembullore, të urtë, të dashur e të sjellshme.
Në emer të drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve dhe nxënësve iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!
Elmedina, dritë paste shpirti yt i bardhë!