Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me Josep Borrell, ka folur edhe në lidhje me pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se numri i mercenarëve nga Shqipëria dhe Kosova që po luftojnë në Ukrainë po shtohet.
Në lidhje me këtë, Rama u shpreh se kjo është një akuzë pa asnjë bazë dhe e pavërtetë.
“Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë në radhë të parë pas asnjë bazë, është e pavërtetë por edhe shqetësuese, megjithatë po e ndjekim me vëmendje”, u shpreh Rama.
Kujtojmë se, Josep Borrell, po qëndron në Tiranë, pas vizitës që pati në Maqedoni.