Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për ruajtje të paqes.
Në një intervistë ai ka folur për luftën në Ukrainë dhe krizat që mund të pasojnë prej saj. Në veçanti duke folur për produktin e miellit, ai ka thënë se do të ketë mjaftueshëm për të gjithë, raporton Avaz.
“Natyrisht, kemi sasi të mjaftueshme të miellit, më shumë sesa që duhet, por është e pakuptimtë të thuhet se kemi diçka mjaft, dhe njerëzit tanë fqinj të mos kenë. Në këtë kuptim, Serbia do të jetë e hapur”, është shprehur Vuçiq.
“Kemi pranuar kërkesën e parë nga Shqipëria dhe jemi duke punuar për atë. Por, nëse thoni se Serbia do të ketë bukë dhe Bosnja e Hercegovina jo, atëherë nënkupton se nuk do të ketë as Serbia”.
“Ne nuk do ta lëmë askënd pa bukë”.