Inspektoriati Policor i Kosovës ka supsenduar një zyrtarë policor në Mitrovicën e Veriut, pas vjedhjes së veturës së sekuestruar në stacionin e këtij qyteti.
Lajmin e kanë konfirmuar nga IPK përmes një përgjigjie me shkrim.
“Për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe lidhur me të njëjtin rast është suspenduar një zyrtar policor përderisa pritet që të ndërmirren veprime hetimore për të sqaruar rrethanat në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Siç konfrimuan dje nga Policia vetura që është vejdhur në gjatë natës të së dielës në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut është një veturë e tipit ‘Audi A4’, ngjyrë e zezë.