Vetaksident në hyrje të Fushë Kosovës, lëndohet një person

Lajme

Vetaksident në hyrje të Fushë Kosovës, lëndohet një person

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:21
Foto e aksidentit

Një veturë është përplasur në një shtyllë në hyrje të Fushë Kosovës mëngjesin e sotëm. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se nga vetaksidenti ka pësuar lëndime trupore një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.

Në një video shihet një shtylla e rrëzuar në rrugë, ndërsa pak mbi të qëndron automjeti që është përplasur në të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat