Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës 11 punonjësve të kësaj ministri.
Blerim Canaj, Adnan Dragaj, Flurim Gashi, Enver Buqaj, Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Mit’hat Fejza, Petrit Hajdari, Adnan Jakupi dhe Rrahim Morina janë disa prej 11 zyrtarëve të larguar nga puna.
Sipas vendimit të MPJ-së, thuhet se “personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm.
Lexo edhe MPJ shkarkon 11 punonjës të shërbimit të jashtëm
Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.