Vuçiq vjen me një reagim pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës

Lajme

Vuçiq vjen me një reagim pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:07
Aleksandar Vuçiq

Vuçiqi ankohet dhe e nxjerr nga fantazia “qëllimin e vërtetë” të aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot për aksionin “Brezovica” që Policia e Kosovës e vazhdoi edhe sot, duke arrestuar një doganier dhe kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica”.

Vuçiq është ankuar që Policia e Kosovës, sipas tij, hyri në disa shtëpi serbe në Shtërpcë e Brezovicë. Sipas tij, qëllimi i këtij aksioni nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit por “krejt çështje tjetër”.

Ai, siç shkruajnë mediat serbe, tha se qëllimi i institucioneve të Kosovës është ta “pastrojnë” jugun e Kosovës nga serbët “që ata të mos mbijetojnë”.

Presidenti serb e shfrytëzoi mundësinë që sërish të kërkojë vota para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, duke akuzuar opozitën serbe e duke u mburrur.

Është mësim për ne që të kujdesemi që të paktën në përmasa të tilla të mos na ndodhin më tragjedi në Kosovë”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat