Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të takohet me kancelarin austriak, Karl Nehamer.
Shërbimi për bashkëpunim me median e presidentit të Serbisë, ka njoftuar se takimi do të mbahet në godinën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb.
Pas ndalesës së parë të tij në Beograd, kancelari austriak të premten do të vijë për bisedime në Kosovë dhe pastaj vazhdon vizitën e tij në Bosnje-Hercegovinë.
Në të dyja vendet, BE i frikësohet tensioneve të reja dhe destabilizimit nga Rusia.